Rreth Nesh

Ky është shembulli tipik se si tre themelues me vizion të njejtë bashkojnë forcat dhe përfundojnë në një Garazh…

Ishte një shishe birre ajo që uli bashkë tre themeluesit e Garazh. Një shishe birre nën tingujt e një muzike shqiptare e interpretuar rrok në eventin e kusheditësatë që ishin bashkë mbi inovacionin, një shishe birrë që shfryu dëshirat e secilit për një komunitet të bashkuar që nga edukimi deri tek IPO (pse jo, startupet tona të kuotura në bursat e huaja ;))…

Në vetvete ajo që tre themeluesit kërkonin ishte ngritja e komonunitetit të startupeve në Shqipëri, jo vetëm themelues, jo vetëm IT, jo vetëm inxhinjerë, jo vetëm dizajnera, por të gjithë së bashku me aktorët tashmë në lojë.
Veprimtaria është e thjeshtë, çdo ndryshim nis nga edukimi, për këtë përqendrimi do të jetë edukimi që falë rritjes së ndërgjegjësimit për sipërmarrjen startup dhe inovacionin, në afatgjatë do të hapë mendjen e të rinjve shqiptarë duke i bërë më të prirur ndaj ndryshimeve dhe ideve novatore. Për të gjithë ata që tashmë e kanë nisur rrugën e tyre Garazh do ti ndihmojë me trajnime të vazhdueshme në lidhje me fushat që interesojnë startupet. Tashmë programi përfshin një larmishmëri trajnimesh mbi gjuhë të ndryshme kodimi, teknika shitje e marketing dixhital, sipërmarrje, gjetje dhe manaxhim burimesh financiare. Më shumë pritet të shtohen.

team_3_muskutieret

Ndërkohë që në vendin tonë janë shfaqur filizat e startupeve dhe ato çdo ditë luftojnë me 1001 problemet e mundshme që mund të dalin, Garazh i vjen në ndihmë komunitetit duke vepruar në të njejtin kah, forcimin e tij, forcimin e zërit, lobimin dhe marrëdhënien e shkembimit mes komunitetit startup dhe komunitetit në përgjithsi. Ajo që do të bëjë të veçantë nismën Garazh është se bizneset startup do të kenë një bazë të sigurt për të gjetur bashkëthemelues apo staf që ndajnë të njejtin vizion me ta. Eventet e networkut dhe formatet e garave nuk do të mungojnë. Një memorje institucionale e të gjithë komunitetit do të krijohet.

Startupet e ngritura tek Garazh do të gjejnë gjithnjë ndihmë jo vetëm në lidhje me komunitetin por edhe me gjejtjen e programeve me të mira të akselerimit, inkubimit, financimit dhe hapsirave co-working.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i ekosistemit të startupevë e profesionistëve të lirë dhe komunitetit nëpërmjet ggritjes dhe fuqizimit të vazhdueshëm të komunitetit të sipërmarrësve inovativë startup në çdo fazë të ciklit jetësor (të biznesit) do të konvertohet në përmirësimin e jetesës në rajonin e këtij komuniteti.

Ergest NAKO      Vasken SPIRU  Tomi KALLANXHI